AstroN

  • Twitter
  • Facebook

PERËNDITË ILIRE

PERËNDITË E ‘PANTEONIT’ ILIR

Përveç Diellit, i cili njihet tashmë të ketë qënë perëndia më e adhuruar, jo vetëm tek ilirët, por në shumë popuj të Antikitetit. perënditë e tjera të shtrira në fise të ndryshme ilire (Nga Epiri në Dalmaci) janë pak të njohura. Këto perëndi (dhe perëndesha) nuk kanë pasur jetëgjatësi po aq sa perëndia-Diell.Le të njihemi me disa prej tyre:

DEIVA PATYROS: ishte një nga perënditë kryesore ilire. Në rasën kallëzore thuhet Dei Patyrus që përkthehet “Ati Qiell”. Mendohet të jetë analog i Zeusit grek, apo Jupiterit romak. Zeusi në gjuhën hitite quhej Dzius. Sipas Hesikut të Aleksandrisë, Deiva Patyrus vazhdonte të adhurohej kryesisht nga fisi epiriot i timfejve (Tymphaei) deri nga fundi i shekullit të pestë. Mendoj se nga kjo ka ardhur dhe fjala Divine – deiva-diva (hyjnor, qiellor).

ENI (ENJI): Fillimisht ky është gjetur në mbishkrime mesape në Italinë e Jugut. Mendohet të jetë sinonim i Deiva Patyros. Sipas autorëve ky është emri i një perëndie të lashtë ilire, që ka mbijetuar deri në ditët tona në emërtimin e ditës së enjte. Ai ka pasur funksione të ngjashme me të Jupiterit (Zeusit).

MEDAURI: Karl Patsch dhe Moikom Zeqo e kanë konsideruar këtë si perëndinë ilire të luftës, duke u mbështetur në një mbishkrim. Medauri është konsideruar perëndia mbrojtëse e qytetit bregdetar ilir Risinium,në grykën e Kotorrit. Këtë emër mbante dhe një anije liburne. Në mitologjinë romake ai ngjason me Marsin dhe në atë greke me Aresin.

PRENA (PREMTJA): perëndeshë ilire e cila më vonë është ndërruar në shenjtore e krishterë për shqiptarët. Sipas autorëve ajo konsiderohej si perëndesha e dashurisë dhe e pjellorisë prandaj identifikohet me Afroditën greke dhe Venerën romake, në disa versione edhe me Perëndeshën Tokë (me atributin e pjellorisë). Prej saj rrjedh dhe dita e premte (që në veri thuhet e Prene), ashtu si tek romakët Venerdi (nga Venera). Në Shqipëri gjenden kisha dhe vende me emrin ShnaPremte. Shpesh besimtarët ditës së premte i referohen si Zoja e Premte. Ajo njihet gjithashtu si Zonja e Bukurisë. Një tjetër perëndeshë ilire e identifikuar me Afroditën është Anzotika e gjetur në Dalmaci.

LOGETI: perëndi iliro-mesape. Ai konsiderohet si perëndi e të vdekurve nga i cili rrjedh dhe fjala ‘lugat’. Në mitologjinë greke përshtatet me Hadesi dhe atë romake me Plutonin.

THANA: perëndeshë ilire e gjuetisë dhe e Hënës, emri i së cilës është gjetur në disa altare në Kroaci dhe Bonsje. Ajo mund të krahasohet me perëndeshën latine Diana. Sipas E.Çabejit, nga kjo fjalë mendohet të ketë prejardhjen edhe fjala ‘zana’ e shqipes apo dhe Hana (Hëna). Gjithashtu emri femëror shqiptar Tana dhe emri mashkullor Thanas e kanë burimin prej kësaj perëndeshe.

BINDI: është identifikuar si perëndi ilire e ujrave të rrjedhshme e dëshmuar në trojet e japodëve, liburnëve dhe dalmatëve deri në Panoni e madje dhe në kolonitë ilire në Daki. Ai përputhet me Poseidonin grek dhe me Neptunin romak, pasi si Bindus Neptunus, ai del në kolonitë e minatorëve ilirë në Dakinë e lashtë. Në Bosnje janë gjetur katër altare kushtuar këtij perëndie.

VIDASI: perëndi ilire e kullotave, e ngjashme me Apollonin greko-romak. Ai del i shoqëruar shpesh me Thanën (motrën e tij).

TADENI: perëndi tjetër ilire e ngjashme me Apollonin.

REDONI: perëndi ilire i cili shfaqet në monedha antike, kryesisht tek ardianët, ai identifikohet me Hermesin grek apo Merkurin romak.

DIALOS: perëndi e Paionëve ilirë me funksionet e Dionisit të panteonit grek. Ai shfaqet në mbishkrimet e Dalmacisë me emrin latin Liber. Kulti i Dialosit është dëshmuar deri në Maqedoninë juglindore. Ai përmendet edhe nga Hesiku në shekullin e pestë të erës sonë.

IRIA: Perëndeshë ilire e gjetur në mbishkrime në Flanona në Dalmaci. Mendohet që të jetë e ngjashme me Herën greke.

GJARPRI (Dragoi): Në lashtësi gjarpri ka qënë kafsha totem e ilirëve. Ai shfaqet dhe në mitin e Kadmit dhe Harmonisë, të cilët linden një djalë me emrin ilir, dhe vet u shndërruan në gjarpërinj. Prandaj sipas një versioni mitologjik thuhet se ilirët kanë prejardhje nga gjarpri. Por tek ilirët e jugut (në Epir) lidhet dhe me Zeusin. Le të kujtojmë faktin që Olimpia epiriote (e ëma e Aleksandrit të Madh) pëlqente dhe mbante gjarpërinj si simbol të Zeusit. Ajo thoshte se Aleksandrin e kishte krijuar me Zeusin që i ishte shfaqur në formë gjarpri.

(Burimi: “Në gjurmët e perëndive dhe mitologjemave ilire”, Nelson.R.Çabej, 2014).

iliret

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Shtëpia botuese AstroN

astron

 

 

 

 

 

                                          Jeni shkrimtar, poet, përkthyer apo studiues dhe nuk keni mundësi financiare të botoni librin tuaj me shumë kopje? Shtëpitë e mëdha botuese nuk pranojnë botime pa 500 kopje minimumi. Ne ju ofrojmë mundësinë ta botoni atë me pak kopje. Fillimisht ju mund të botoni librin tuaj deri në 10 kopje, më vonë mund të porosisni edhe të tjerë, sipas mundësive financiare. Libri do të jetë gati për rreth 1 deri ne 2 muaj. Nuk duhet të bëni parapagesë, por pagesa bëhet pasi të merrni kopjet në dorë. 

Një libër, ta zëmë, me deri 100 faqe kushton 1000 lekë (të reja), pra për 10 kopje ju duhet të paguani rreth 10 000 lekë (të reja). Librat me ngjyra kushtojnë më shumë. Për më tepër na shkruani në adresën astroniko1@gmail.com

Ju faleminderit AstroN

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Emrat mitologjikë të trupave qiellorë

EMERTIMET MITOLOGJIKE TE SATELITEVE NATYRORE

Pothuajse te gjithe trupat qiellore, yjesite (shenjat e zodiakut), yjet, planetet dhe satelitet e tyre, asteroidet etj, i kane marre emrat nga mitologjia greko-romake. Ne kete material, kam bere nje permbledhje vetem per satelitet e planeteve te sistemit tone diellor dhe lidhja e tyre se pse mbajne pikerisht keto emra. Ne sistemin tone diellor vetem Merkuri dhe Venusi nuk kane satelite. Nderkohe qe planeti yne Toka ka Henen.

SATELITET NATYRORE TE JUPITERIT
Satelitet e Jupiterit i kane marre emrat pikerisht nga te dashurat e tij ne mitologji (Jupiteri quhej Zeus ne mitologjine greke dhe ishte zot i qiellit dhe rrufese).
1) Europa – e dashura e Zeusit, ky i fundit e shnderroi veten ne dem per ta joshur ate.
2) Ganimedi – princ mitik i Trojes, Zeusi e shnderroi veten ne shqiponje per ta rrembyer ate dhe per ta bere per vete.
3) Kalisto – nje nga te dashurat e Zeusit. Emri i saj rrjedh nga termi i vjeter grek ‘Kalisti” qe ka kuptimin “me e bukura”.
4) Io – prifteresha e Heres (bashkeshortes se Zeusit) por Zeusi ra ne dashuri me te.
5) Leda – nje nga te dashurat e Zeusit, i cili per ta joshur ate e shnderroi veten ne nje mjellme.
6) Metis – gruaja e pare e Zeusit, gjithashtu dhe kusherira e tij.
7) Lisithea – ishte nje nga bijat e Oqeanit dhe nje nga te dashurat e Zeusit.
8) Himalia – Zeusi u dashurua me te dhe prej dashurise se tyre linden tre femije.
9) Elara – nje nga te dashurat e Zeusit, nga xhelozia e Heres (gruas se tij) Zeusi e fshehu ate nen toke.

SATELITET E MARSIT
Marsi ka vetem dy satelite natyror (Ne mitologjine greke ai quhej Ares dhe ishte zot i luftes dhe tmerrit).
1) Fobos – do te thote “frike” nga greqishtja e vjeter, ai eshte pasardhes i Aresit (Marsit) dhe Aferdites.
2) Dhimo – (Deimos, qe do te thote “tmerr”), ai eshte djali i Aresit dhe Aferdites (Veneres).

SATELITET E SATURNIT
Satelitet e Saturnit lidhen me shume me motrat dhe vellezrit e tij titane te lindur nga nena Gjea (Toka) dhe babai Uranos (Qielli). Saturni ne mitologjine greke quhet Kronos.
1) Titan – Titanet ishin 12 femijet e zotave me te hershem, Gjeas dhe Uranit. Vajzat ishin: Mnemosina, Tetis, Thia, Foba, Rea dhe Temis; Ndersa djemte: Oqeani, Hiperioni, Koeus, Kronos, Krius, dhe Japetus.
2) Rhea – motra dhe gruaja e Kronosit (Saturnit).
3) Diona – emri i saj ka kuptimin “perendeshe” dhe ishte motra titane e Kronosit. Ka mundesi qe kjo te kryesonte ne orakullin e Dodones, (te ciles i ka dhene emrin), si nena perendeshe. Njihet gjithashtu si nena e Aferdites.
4) Mimas – nje nga djemte gjigant te Gjeas dhe te Uranit nga gjaku i tij kur u tredh.
5) Enkeladi – nje nga gjigantet, vella i Kronosit nga nena Gjea dhe baba Urani nga gjaku i tij i derdhur.
6) Japetus – nje nga titanet, vella i Kronosit.
7) Thetis – nje nga motrat titane te Kronosit, perendeshe e ujrave.

SATELITET E URANIT
Emrat e sateliteve te Uranit jane te veçante, ato nuk rrjedhin nga mitologjia klasike, por kane marre emrat e figurave letrare te drama “Stuhia” e Shekspirit. Emrat e sateliteve kryesore te Uranit jane Miranda, Ariel, Umbriel, Titania, Oberon.

SATELITET E NEPTUNIT
Neptuni ne mitologjine greke quhej Poseidon, dhe ishte perendia e detit, prandaj emrat e sateliteve te tij rrjedhin kryesisht nga nimfat e detit te quajtura Nereida.
1) Nereida – Nereidat ishin nimfa (shpirtra femerore te ujrave) detare, pesedhjete bijat e Nereut dhe Dorisit, motrat e Neritit. Ata shoqeronin Poseidonin (Neptunin).
2) Tritoni – nje gjysemperendi sirene e detit. Ishte i biri i Poseidonit dhe Amfitrites.
3) Halimede – ka kuptimin “zonjusha e ujit te kripur”.
4) Sao – ishte nereida e kalimeve “te sigurta”, shpetimtare e lundertareve.
5) Laemedeia – nje nga nereidat qe ka kuptimin “udheheqesja e fisit”.
6) Psamathe – nje nga nereidat, ka kuptimin “rera e bregdetit”.
7) Neso – sipas Hesiodit, Neso ishte nje nga Nereidat e “ishujve”.
8) Thalasa – ka kuptimin “det” ne greqisht. Ajo ishte shpirti i hershem i detit.
9) Dhespina – ishte nje nga vajzat e Demetres dhe Poseidonit, motra e Arionit.
10) Larisa – ishte nje nimfe detare nga Thesalia. Pershkruhet si e bija e Pellazgut.
11) Proteus – ishte plaku profet i detit, dhe bari i tufave detare.
12) Galatea – ka kuptimin “ajo qe eshte e bardhe si qumeshti”.

SATELITET E PLUTONIT
Plutoni ne mitologjine greke quhet Hades dhe ishte zot i djallit dhe vdekjes. Ai ka vetem nje satelit te njohur, Kharonin. – Sipas mitit, Kharoni ishte punetor i ferrit (Hadesit), i cili merrte shpirtrat e njerezve te sapovdekur permes lumenjve Stiks dhe Akeron (ne Epir) qe ndanin boten e te gjalleve nga ajo e te vdekurve.

Pergatiti: N. Herceku (1 gusht 2016)

JUPITER-SATELIT

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

SHQIPONJA E ZEUSIT

SHQIPONJA SI SIMBOL SHTETËROR DHE LIDHJA E SAJ ME DIELLIN DHE ME VONE ME ZEUSIN:

Shqiponja është i vetmi shpend (zog) që fluturon më afër Diellit, që e ngre folenë në majat më të larta, atje ku Dielli është më pranë, është e vetmja që e shikon Diellin në sy, Diellin që simbolizon fuqinë supreme. Prandaj shqiponja ka qënë përdorur disa herë si simbol i shteteve dhe sundimtarëve për shkak të lidhjes së saj me pushtetin, fuqinë, udhëheqjen, dhe pozicionin e lartë në hierarki.

Sipas mitologjisë greke, Shqiponja lidhet gjithashtu me Zeusin, si lajmëtarja e tij. Ajo paraqitet dhe në mitin e Prometeut të cilit i shqyen mëlçinë.
Një version tjetër e lidh Shqiponjën me Zeusin nga historia e tij me Ganimedin e bukur. Ganimendi ishte një hero hyjnor që banonte në Trojë. Ai ishte djali i Trosit të Dardanisë (së Anadollit) dhe i Kaliroes. Aq i bukur ishte Ganimedi, saqë dhe Zeusi ra në dashuri me të, prandaj ai e shndërroi veten në një shqiponjë dhe rrëmbeu Ganimedin. Ai paraqitet shpesh duke i mbushur kupën me verë Zeusit në mbretërinë e tij në Olimp. Romakët Zeusin e quanin Jupiter, prandaj sot dhe një nga satelitët kryesorë të planetit Jupiter mban emrin Ganimed. Zakonisht shenja e Ujorit përfaqësohet me Ganimedin i cili paraqitet si një djalë që derdh kupën me ujë ose verë.

Ja disa shembuj të njohur ku shqiponja është përdorur dhe përdoret si simbol pushteti:

Udhëheqësit Ptolemej të Egjiptit e përdornin shqiponjën në vulën e tyre;
Shqiponja ishte simbol i ushtrisë së Perandorisë Persiane;
Perandoria Romake e përdorte simbolin e shqiponjës për legjionet e tyre ushtarake;
Prej kësaj Perandoria Bizantine përdorte një shqiponjë me dy koka që simbolizonin Romën e Vjetër (ajo me vështrim nga Perëndimi) dhe Romën e Re të Kostandinopolit (ajo me vështrim nga Lindja).
Rusia e mori këtë simbol pas rënies së Kostandinopolit.
Pas kurorëzimit për t’u bërë një perandor i ri romak i Perandorisë së Shenjtë Romake, Karli i Madh (Sharl Manj) mori shqiponjën romake si simbolin e tij.
Nga kjo vjen simboli me shqiponjë i Perandorisë Austriake.
Sot ky simbol i shqiponjës (me dy-kokë) është në flamurin e shteteve si Shqipëria, Austria, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, dhe Serbia.
Është gjithashtu vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shpendi (zogu) i saj kombëtar.

ZEUS-GANIMED

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Si të gjejmë shenjën astrologjike të dikujt

Si të gjejmë shenjën astrologjike të dikujt me anë të karakteristikave?

astronA e kemi gjetur tashmë shenjën tuaj astrologjike? Është një akt heroik mjaft befaues që kërkon kërkime dhe praktikë. Megjithëse jo të gjithë besojnë se kjo është e mundur dhe as nuk i japin rëndësi shenjave të zodiakut, ekziston një lojë zgjuarsie për të bërë që ata të besojnë. Megjithatë duhet të merrni parasysh që kjo bazohet vetëm në shenjat diellore. Do të ishte ndryshe nëse do të flisnit për ashendentët, sepse këto të fundit përfaqësojnë pamjen e një personi para se të jemi mësuar ta njohim. Nuk bëhet fjalë as për shenjën hënore, e cila të sjell ndërmend personalitetin intim, emocionet dhe reagimet e një individi. Duhet pra të mbani këtë në një objektiv të saktë kur duhet të përcaktoni shenjën astrologjike të dikujt.

Që të dini se cilat janë karakteristikat bazë të një personaliteti astrologjik. Studioni veçoritë e ndryshme që i atribuohen secilës shenje. Një mënyrë e thjeshtë që ju sjell ndërmend karakteristikat është të vini re personat që njihni në secilën shenjë. Mendoni nëse këto karakteristika u korrespondojnë apo jo atye. Për më tepër do të bëni krahasime ndërmjet personave që ju njihni sipas tipareve dalluese të shenjës së tyre dhe më tej do të jetë e lehtë të rikujtoheni se çfarë përshkruan secila shenjë. Personat e lindur në Pranverë – pra Dashi, Demi dhe Binjakët – priren të kenë një fytyrë joshëse – por jo domosdoshmërisht të bukur, thjesht me tipare që bien në sy. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Ra & Aten, Perëndia-Diell i Egjiptit

atenRa & Aten,  Perëndia-Diell i Egjiptit

Ra apo Re ishte perëndia-Diell egjiptian, i cili, ashtu si dielli i përditshëm, merrte pamje të ndryshme. Dielli që lind ishte Khepri, Dielli i mëngjesit quhej Re-Horakhti apo Re-Horemakhet,  dhe Dielli i mesditës ishte Ateni, dhe Dielli që perëndon quhej Amen (Amon). Adhurimi i perëndisë Ra u bë i njohur nga mesi i Mbretërisë së Vjetër. Nga dinastia e pestë e në vazhdim, mbretërit mbanin titullin “Bir i perëndisë Ra”.

Ra krijoi veten dhe njerëzimin. Qendra për të adhuruar këtë perëndi ishte Heliopoli (Qyteti i Diellit) ku ai ishte kryetari i Eneadës së Madhe.

I njohur gjithashtu si: Ra, Re, Amun, Amon, Amen, Amen-Re, Amon-Ra.

Në Egjipt gjatë Mbretërisë së Re, kulti i perëndisë Diell Ra u bë gjithnjë e më shumë i rëndësishëm derisa u zhvillua në monoteizmin e papërkulur të faraonit Akhenaten (Amenhotep IV, 1364 – 1347 pr.e.s). Sipas kultit, Ra krijoi veten nga një pirg dheu fillestar në formën e një piramide dhe më pas krijoi të gjithë perënditë e tjerë. Pra, Ra nuk ishte vetëm perëndia Diell, ai ishte gjithashtu universi, që ka krijuar vetveten nga vetja. Ra thërritej si Aten apo Disku i Madh që ndriçonte botën e të gjallëve dhe të vdekurve.

Efekti i këtyre doktrinave mund të shihet në adhurimin e Diellit të faraonit Akhenaten, i cili u bë një monoteist i papërkulur, më përpara ky mbante emrin Amenhotep (që ka kuptimin “Ameni qoftë i kënaqur”).

Akhenaten e bëri Atenin perëndinë supreme të shtetit, simbol i të cilit ishte një disk me rreze ku secila prej tyre përfundon me një dorë që shërben. Perënditë e tjera u shfuqizuan, imazhet e tyre u shkatërruan, emrat e tyre u fshinë, tempujt e tyre u braktisën, dhe të ardhurat e tyre u konfiskuan. Pra fjala perëndi në numrin shumës u zhduk. Diku nga viti i pestë apo i gjashtë i mbretërimit të tij, Akhenateni e zhvendosi kryeqytetin e tij në një qytet tjetër të quajtur Akhetaten (sot Amarna). Në atë kohë, faraoni, i njohur më parë si Amenhotep IV, adoptoi emrin Akhenaten (që ka kuptimin “në shërbim të Atenit”). Gruaja e tij, Mbretëresha Nefertiti, ndante me të të njëjtin besim.

Idetë fetare të Akhenatenit nuk mbijetuan pas vdekjes së tij. Idetë e tij u braktisën pjesërisht për shkak të dështimit ekonomik që erdhi në fund të mbretërimit të tij.

Për të rikthyer gjendjen morale të kombit, pasardhësi i Akhenatenit, Tutankhamen, qetësoi perënditë e fyer zemërimi i të cilëve do të kishte dëmtuar gjithë veprimtaritë njerëzore. Tempujt u pastruan dhe u riparuan, u krijuan imazhe të reja, u caktuan priftërinjtë, dhe u dhanë ndihma për ringritjen financiare. Qyteti i ri i Akhenatenit u braktis në rërën e shkretëtirës.

 

Ateni nuk ishte një zot i ri por një aspekt i fshehtë (i paqartë) i perëndisë Diell që adhurohej që nga fillimet e Mbretërisë së vjetër.

“Aten” ishte emri tradicional për vetë diskun diellor prandaj emri i perëndisë përkthehet shpesh “Ateni”. Për shembull, në tekstet e qivureve (arkivoleve) të Mbretërisë së Mesme fjala “Aten” përfaqëson diskun diellor, dhe në ‘Historinë e Sinuhes’ (edhe kjo nga Mbretëria e Mesme) Amenemhat I përshkruhet duke u ngjitur në qiell dhe duke u bashkuar me Atenin, krijuesin e tij. Gjatë Mbretërisë së Re, Ateni konsiderohej një aspekt i hyjnisë së përbërë nga Ra-Amen-Horus. Ra përfaqësonte Diellin e ditës, Amen përfaqësonte Diellin e Nëntokës, dhe Horus përfaqësonte Diellin gjatë lindjes. Akhenateni e shpalli “Atenin” (vet Diellin e dukshëm) të vetmin perëndi, duke marrë një adhurim më të madh. Për shkak të disa cilësive natyraliste të disa veprave të artit, disa sugjerojnë që kjo fe bazohej në vrojtimet shkencore që energjia e Diellit është burimi themelor i jetës në tokë.

Në fazat e tij të hershme Atenizmi përshkruhet më shumë si një fe henoteiste (një fe që i përkushtohet vetëm një perëndie ndërsa njeh dhe ekzistencën e perëndive të tjera) por që zhvillohet brenda një sistemi proto-monoteist. Shtrirja e plotë e reformave të tij fetare nuk u shfaq deri në vitin e nëntë të sundimit të tij. Pasi shpalli Atenin të vetmin perëndi, ai ndaloi përdorimin e idhujve me përjashtim të diskut diellor me rreze. Ai e bëri gjithashtu të qartë që imazhi i Atenit vetëm përfaqësonte perëndinë, por që perëndia kaloi krijimin dhe kështu nuk mund të kuptohej dhe paraqitej plotësisht. Ky aspekt i besimit të tij pat një ngjashmeri të theksuar me fenë e Moisiut, që e nxit Frojdin të sugjerojë që Akhenaten ishte monoteisti i parë.

Shumë himne për Atenin u krijuan gjatë sundimit të Akhenatenit, me sa duket disa nga vet mbreti. Ato përshkruajnë mrekullitë e natyrës dhe e konsiderojnë Diellin si zotin absolut dhe universal të gjithçkaje. Në veçanti, Himni i Atenit (shënuar në varrin e Ay-t, vezirin e Akhenatenit i cili u bë faraon pas Tutankhamenit) u bë i famshëm saqë shumë studiues kanë sjellë prova që ai ngjan shumë me psalmin 104 i cili përshkruan mrekullitë e natyrës dhe ia atribuon fuqinë themelore Jehovait, perëndisë hebraike. Në të vërtetë ka njëfarë ngjashmërie në llojin e gjuhës dhe përmbajtjes, por ata që thonë se dy tektset janë të njëjtë e ekzagjerojnë ndoshta paksa.

Ateni adhurohej në dritë, sesa në muret e errët të tempujve, siç ndodhte tek zotat e vjetër. Ndonëse, jo i hapur për popullin, vetëm Akhenaten (dhe familja e tij) mund të lidheshin me perëndinë. Në himnin për Atenin, Akhenaten deklaron që “nuk ka asnjë që të njeh ty o shpëtimtar i birit tënd Akhenaten”. Mbase në mënyrë jo krejt të befasishme, gërmimet në Akhetaten (Armarna) kanë treguar që njerëzit e zakonshëm nuk e pranuan fenë e re por vazhdonin të adhuronin zotat e vjetër në mënyrë private.

Në adhurimin egjiptian, Horus ishte Dielli i mëngjesit, Ra ishte Dielli i mesditës dhe Osiris (perëndia e të vdekurve) ishte Dielli i perëndimit. Disa studiues i lidhin këto tre faza të Diellit me konceptin e krishterë të Trinisë (Gordon, f. 657).

stonehenge

Adhurimi i Diellit ne Stonehenge (21 qershor, solsticin veror, diten me te gjate te vitit)

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Prejardhja e emrave Iliri dhe Heladha nga Dielli

Prejardhja e emrave Iliri dhe Heladha (Greqia e lashtë) që rrjedhin nga adhurimi i Diellit

11201917_10207940121163023_1041845798101004881_n
Lindja e qytetërimit ilirian korrespondon me nënshtrimin e qytetërimit hitit në Anadollin e afërt. Mbreti i parë ilir Ilus (anglisht/greqisht, Hyllus) identifikohej me ‘yllin, Diellin’, greqisht, ilios (ήλιος, helios) = diell. Sundimtari i vdekur me siguri hyjnizohej njësoj si të gjithë mbretërit e tjerë të lashtë të kthyer në perëndi. Emri i tij nënkuptonte ‘Diellin që lind’. Hititët dhe Ilirët praktikonin procesin e hyjnizimit të mbretërve të tyre. Tekstet hitite shpesh u referoheshin mbretërve si perëndi të Diellit. Perëndia Diell kishte një rol kryesor në në religjonin (fenë) e Europës së lashtë. Monumenti Stonehenge tregon që Keltët adhuronin Diellin më shumë se çdo hyjni tjetër. Dielli që lind i jepte klasës priftërore ilire dhe hitite paralajmërimin e ringjalljes pas vdekjes. Nga të gjithë popujt indo-europianë helenët, ilirët dhe ilionët (Trojanët, popull hitit) do të mbanin emrin e perëndisë Diell (Helios, Elios, Eli, El ose Ilios, Ili, Il).

Toponime që rrjedhin nga perëndia e Diellit IL ose EL (HEL):

Aq e fuqishme ishte ngasja e adhurimit të Diellit tek fiset greke saqë klasa sunduese e qytet-shteteve filluan ta quanin veten Helenikos (ελληνικόσ) sipas perëndisë Diell Helios. I gjithë vendi quhej më pas Heladha (ελλάδα) dhe grekët Helenë. Grekët e vjeter gjithashtu emërtuan fqinjët e tyre me emrin “iliri” duke e ditur që ata adhuronin perëndinë e tyre Ili (Ylli, apo Dielli). Vetë fjala Diell në gjuhën e hershme ilire rrjedh nga “Die+illi” që ka kuptimin “ylli i ditës”.

[..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Dionisi – perëndia e verës

Dionysos

Dionisi – perëndia e verës dhe dëfrimit

Në mitologjinë greke, Dionisi u përshkrua si zot i verës, bimësisë, kënaqësisë dhe gëzimit. Dionisi shpiku verën dhe përhapi artin e kultivimit te rrushit. Ai kishte natyrë të dyfishtë, duke sjellë gëzim dhe ekstazi hyjnore,por nga ana tjetër,sillte zemërim brutal dhe të pamenduar, duke pasqyruar dy anët e natyrës se verës,e shIjshme kur e pi,dhe turbulluese kur dehesh. Dionisi rrinte i shoqëruar zakonisht me një grup demonësh dhe me Menadat (ndjekëset e Dionisit ose nimfat). Dionisi ishte bir i Zeusit dhe i Semelës. Dionisi tek romaket quhet Bakus. [..]

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

ORIGJINA MESOPOTAMIANE E ASTROLOGJISË

Të dhënat që paraqiten këtu vijnë kryesisht nga burime kryesore akademike, ndonëse ka gjithashtu disa spekulime në tema ku nuk ka shumë qartësi. Këtu ka shumë për të mësuar për historinë e astrologjisë.

Bazuar në gjykimet e autorëve astrologjia perëndimore ka ardhur në ekzistencë vetëm njëherë në jetë dhe në një vend; vendi është (afërsisht Iraku i sotëm) dhe kohën do ta diskutojmë më poshtë. Duke thënë këtë, një tjetër çështje duhet të trajtohet; ajo çfarë nënkuptojmë me “astrologjinë siç e njohim sot”, është astrologjia horoskopike, d.m.th astrologjia qëllimi i së cilës është përgjigjia e pyetjeve, parashikimi i ngjarjeve botërore, dhe shqyrtimi i fatit individual, të gjitha të bazuara në një dokument të veçantë, tema apo harta e lindjes. Dhe ajo hartë ka një gradë të veçantë apo shenjë e cila shënohet si fillimi i thelbit të shqyrtimit. Është zakonisht grada apo shenja që po lind, ndonëse për qëllime të hollësishme Dielli, Hëna, apo Pjesa e Fatit mund të përdoren gjithashtu.  

Astrologjia është pothuajse universale ndër popujt e lashtë dhe nuk është e kufizuar as në kohë as në vendin si pikë origjine. Pothuajse çdo popull i lashtë ka sistemin e tij të ekzaminimit të qiellit për qëllime parashikimi: amerikanët indigjenë, grekët (para se të takoheshin me astrologjinë mesopotamiane), popujt e Indisë, kushdo që ndërtuan Stonehenge dhe ‘New Grange’ në Ishujt Britanik, dhe popujt e lashtë nordikë, etj. Shumë nga polemikat e lidhura me antikitetin e astrologjive të popujve të ndryshëm buron nga konfuzioni mbi këtë çështje. Studimi i shenjave qiellore nuk përbën astrologjinë siç e njohim atë.   

 chaldean-astrology-talisman10

Origjina mesopotamiane

Mesopotamia, “Toka ndërmjet dy lumenjve”, është një nga të ashtuquajturat “djep” i qytetërimit, sëbashku me Egjiptin, Kinën, dhe Luginën e Indusit. Me sa duket ajo është më e vjetra ndër to. Provat tregojnë një civilizim urban që prej 4000 pr.e.s. Njerëzit e parë në atë zonë ishin një popull i njohur si Ubaidianët. Pothuajse nuk dimë asgjë për këta njerëz përveç asaj që në një periudhë shumë të hershme një popull tjetër filloi të zhvendosej në këtë zonë dhe të lidhnin martesa ndërmjet tyre. Këta ishin Sumerët të cilët u bënë mbizotërues dhe gjuha e të cilëve zëvendësoi gjuhën e Ubaidianëve cilado ishte ajo. Gjithashtu Sumerët shpikën formën më të vjetër të shkrimit, kuneiform, [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Si të realizoni një dëshirë

 
LOJE DESHIRASH
Mos lexoni asnje rresht perpara, nese doni qe loja te funksionoje, por merrini pikat me radhe!
 
1. Shkruaj numrat nga 1 deri ne 11 ne nje kolone (nga lart poshte).
2. Perkrah numrave 1 dhe 2, shkruaj 2 numra te tjere domethenes per ty.
3. Perkrah numrit 3 dhe 7, shkruaj nga nje emer te personave qe te interesojne.
4. Perkrah numrave 4, 5 dhe 6 shkruaj tani emrat e personave çfaredoqofshin ata (mik, familjar, kusheri…)
5. Tek numrat 8, 9, 10 dhe 11 shkruaj nga nje titull kenge per secilin, qe kane domethenie per ty.
6. Me ne fund, shpreh nje deshire dhe shiko perfundimin me poshte!
tatoo
 
REZULTATI :
1.Ti duhet t’ia thuash kete loje kaq personave sa tregon numri perkrah numrit 2 nese doni qe deshira juaj te plotesohet.
2. Personi qe ke vendosur te numri 3 eshte ai qe ti dashuron.
3. Personi qe ke vendosur te numri 7 eshte dikush qe ti e vlereson shume por me te cilin nuk te ecen shume.
4. Personi qe ti e ke vendosur te numri 4 eshte dikush qe ti i kushton shume vemendje apo respekt.
5. Personi qe ti e ke vendosur prane numrit 5 eshte ai qe te njeh me mire.
6. Personi qe ti e ke vendosur te numri 6 eshte ai qe te sjell me shume fat.
7. Kenga e vendosur prane numrit 8 lidhet me shume me personin qe ti ke vendosur perkrah numrit 3.
8. Kenga perkrah numrit 9 lidhet me shume me personin perkrah numrit 7.
9. Kenga te numri 10 eshte ajo qe te vjen me shume ne mendje e ka shume rendesi per ty.
10. Kenga te numri 11 eshte ajo qe zbulon ndjenjat tuaja ne lidhje me jeten.
 
JU UROJME FAT!

Tags:

  • Twitter
  • Facebook
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
© Copyright astro-al.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Contact astro_niko@yahoo.com | Design Bledar Haxhia